Halimi Parlamenti i ri me i kushtueshmi ne historine e demokracise

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, akuzon kryesocialistin Edi Rama për rritje të shpenzimeve buxhetore. Në një postim në FACEBOOK, Halimi shkruan se Parlamenti që pritet të nisë punë ditën e hënë, do të jetë më i kushtueshmi në gjithë historinë e demokracisë. Ai shkruan se u votua për 140 deputetë, por do të paguhen 160, sepse kryetari i PS-së donte të kishte dhe 20 të tjere plus, duke shtuar ministrat. Sipas Halimit, një deputet i kushton shqiptarëve jo më pak se 2 milion lekë në muaj, 24 milion në vit dhe në 4 vjet minimumi 100 mijë dollarë. Sipas llogarive të ministrit të Drejtësisë, vetëm nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit të PS-së, Parlamenti do të kushtojë 2 milion dollarë më shumë.