Mobilimi i shtëpisë së të moshuarve, 90 mijë euro dhurate nga qeveria turke
TIRANË- Pas rikonstruksionit të plotë të shtëpisë së të moshuarve në zonën e ‘Ali Demit’ godina është rimobiluar tërësisht nga e para falë kontributit 90 mijë euro të agjencisë turke për bashkëpunim dhe zhvillim, Tika. Përmes të njëjtit fond agjencia ka sigururar edhe blerjen e pajisjeve më të fundit mjekësore si dhe ato elekroshtëpiake.
“Këtu kam 7 vjet, më përpara këto kushte nuk kanë qënë, tani kemi komoditet dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehet një i moshuar.
“Kemi bërë një projekt të ngjashëm në Gjirokastër dhe ky është projekti i dytë në këtë fushë. Shpresojmë ta vazhdojmë këtë bashkëpunim”, tha Yahya Gulseven përfaqësues i TIKA.
Për rikonstruksionin e objektit qeveria shqiptare akordoi afër 500 mijë dollarë brenda të cilit ndërtesës iu shtua edhe kati i tretë që shërben si sallë ngrënie, 4 dhoma të reja për të moshuarit, infermieria, si dhe administrata. Investimi ka rritur kapacitetin akomodues deri në 50 persona, burra dhe gra.
“Ne do arrijmë që edhe standardet e shërbimeve në këtë qendër të jenë model për tu shtrirë pastaj edhe në shtëpitë e tjera të të moshuarve”, tha zv. ministri i punës, Kastriot Sulka.
Në ceremoni veç përfaqësuesve të TIKA-s dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Florion Mima njëherazi kandidat për deputet i PD në zonën e ‘Ali Demit’.
“Disa herë kemi qëlluar që ju keni kontaktuar edhe me kryeministrin e vendit. Ju i mbani mend besoj të gjitha bisedat e çiltra, të hapura me të, premtimet e tij, të cilat në një kohë rekord janë bërë realitet. Unë sot ndjehem i nderuar që vij në këto ambiente totalisht të rinovuara, me kushte model.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Aktualisht në të gjithë vendin janë 4 qendra rezidenciale për të moshuarit, ku marrin shërbim 240 të moshuar. 3 nga këto qendra i kanë kaluar prej disa vitesh nën administrim pushtetit vendor.