Mobilizim i masave gjate muajit te Ramazanit - Opozita siriane apelon tek presidenti Baschar al Assad

Opozita ka bere te ditur se pas cdo lutje dhe vizite te xhamive mund te kete edhe protesta kunder qeverise dhe presidentit Assad.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga demonstratat e mehershme ne DamaskebdquoIk ore Baschar ne duam te agjerojme dhe festojme.
Thirrje te ketilla kishte te premten 29.7. shume ne Siri. Ishte ky nje apel i demonstruesve derguar presidentit qe para fillimit te muajit te shenjte te largohet nga pushteti. Por Baschar al Assad nuk levize aspak nga pozicionet e deritanishme. Kete e ka bere te qarte me nderhyrjen e pergjakshme ne qytetin Hama ku u vrane me shume se 100 vete. Deri tani jane vrare gjate protestave me shume se 1.800 njerez.
Ramazani muaj i shpreses per ndryshime ne vend
Shkaku kryesor per vrasjen diten e diele dhe arrestimet e shumta eshte fillimi sot i muajit te ramazanit. Opozita ne Siri pohon se ky eshte muaji i shpreses edhe per ndryshime ne vend.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga nje treg ne Siri ne prag te fillimit te muajit RamazanbdquoRamazani eshte nje shans i madh per revolucionin ne Siri - njerezit jane shume emocional dhe cdo dite shkojne ne xhami per lutje. Xhamia eshte vendi yne i vetem ku njerezit mund te takohen cdo dite. Ne tani jemi shume emocional dhe mund te mbledhim force thote nje prej udheheqesve opozitare.
Protestat ne ramazan nuk jane te ndaluara. Madje edhe profeti Muhamet ka luftuar gjate ketij muaji kunder kundershtareve te tij. Regjimi eshte i vetdijshem per kete rrezik. Presidenti Assad e di se cfare do te thote mbledhja e masave cdo dite para xhamive ku shumica jane nervoz pa cigare dhe jane emocional pas lutjeve. Presidenti po perpiqet te evitoje keto situata pohojne opozitaret
bdquoKemi degjuar se regjimi po perpiqet te mbylle xhamite me shpjegimin se duhet te meremetohen. Por ata kane frike nga mbledhja e njerezve dhe protestat e perditshme.
Opozita vazhdon perpjekjet te perfitoje per protesta edhe shtresen e mesme
Mbyllja e xhamive eshte nje perpjekje per parandalimin e protestave. Por shume me e rendesishme eshte mbrojtja e Damaskut ku jane rezidencat e presidentit. Deri tani atje nuk ka pasur protesta. Deshmitaret e pershkruajne gjendjen keshtu
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruesebdquoTani ka shume me shume ushtare se para fillimit te protestave ne Siri. Pjese te Damaskut jane okupuar. Gjithandej ka barrikada madje edhe ne rrugica. Armata po tregon nje prani te pashembullt.
Se cfare do te ndodhe gjate muajit te ramazanit askush nuk e di. Por shume parashikojne qe gjendja mund te pershkallezoje. Opozita do te beje perpjekje te perfitoje per protesta edhe shtresen e mesme - me bindje dhe me kercenime
bdquoNe do te vazhdojme te mbrohemi ndaj diktatures edhe gjate ramazanit. Historia do tregoje se ne do te fitojme dhe historia nuk do te kete meshire ndaj atyre qe sot heshtin apo jane partnere te regjimit.
Autor Jens Wiening / Bahri Cani
Redaktoi Esat Ahmeti