Boris Tadiq Serbet ne Kosove ndodhen perballe sfidash serioze

Parlamenti serb naten e se dieles 31.07 me shumice votash - pas nje debati prej me shume se dy oresh - miratoi nje rezolute per zgjidhjen paqesore te konfliktit kufitar me Kosoven. Presidenti Tadiq theksoi se Serbia nuk do nje lufte te re bdquoShumica e banoreve te Ballkanit Perendimor dhe te ish-Jugosllavise besojne dhe punojne per nje politike paqesore qe eshte politika e se ardhmes. Vec paqes nuk ka alternative. Ne duam paqe per te gjithe popujt - jo vetem per serbet. Ky eshte thelbi i politikes sone.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti serb Boris Tadic
Fajin per konfliktin e fundit kufitar shumica e parlamentareve serbe ia ngarkon qeverise se Kosoves. Ne fillim te javes qeveria dergoi ne veri te vendit njesine speciale te policise per te vene nen kontroll pikat kufitare Bernjak dhe Jarinje. Si pasoje e trazirave qe pasuan humbi jeten nje polic. Qysh nga ai moment trupa nderkombetare e mrbojtjes KFOR ka marre komandon ndaj ketyre pikekalimeve kufitare. Serbet radikale e bllokuan per disa dite qarkullimin.
Veshtiresi me furnizimet
Nderkohe jane krijuar veshtiresi ne furnzimet nga Serbia sic njofton nje burre nga veriu i Kosoves Sot nuk ka buke ne nuk kemi marre asgje nga Serbia. Madje nuk ka as qumesht dhe as kos ndaj jemi te detyruar qe keto ushqime ti blejme tek shqiptaret.
Rreth 100.000 serbe jetojne ne Kosove shumica ne veri te vendit. Ketu ndodhet rajoni i izoluar i serbeve. Ketu jetojne serbet radikale. Njerezit ketu telefonojne me rrjetin telefonik te Serbise ato paguajne me dinare serbe ketu lulezon edhe kontrabanda - me benzine dhe me njerez. Prej kesaj fiton mafia serbo-shqiptare.
Por ka edhe enklave te tjera ne Kosove - rreth 30.000 banoret e qytetit te Gracanices - ne afersi te Prishtines ne Kosoven Qendrore. Ky banor i Gracanices e ndjen veten te lene ne balte prej qeverise ne Beograd Serbia interesohet vetem per veriun e Kosoves por si qendron puna me Kosoven Qendrore cfare do behet me ne.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vendbanim serb ne afersi te Gracanices
Tadiq Serbet ne Kosove ndodhen perballe sfidash serioze
Presidenti Tadiq u perpoq ti qetesoje njerezit si ne Serbi edhe ne Gracanice ne fjalen e mbajtur te naten e se dieles ne parlament ne Beograd Serbet ne Kosove duhat ta dine se parlamenti serb qeveria serbe dhe presidenti serb jane me ta. Ne jemi me ta sepse ata ndodhen perballe sfidash te serioze. Ne kete moment duhet tu dergojme nje mesazh serbeve ne Kosove te cilet jetojne ne veri. Politika jone ndaj serbeve te Kosoves nuk mund te jete e ndare dhe e percare. Si ne veri edhe ne jug te Kosoves jetojne bashkeatdhetaret tane dhe ata meritojne dhe kane nevoje per ndihmen tone ne cdo cast te ekzistences se tyre.
Por si mund te harminzojne ne kete kontekst deklarimet e perseritura te politikanit drejtues ne Serbi ministrit te Brendshem Ivica Dacic i cili fare hapur kerkon ndarjen e veriut te Kosoves te dominuar nga serbet Me kete Serbia vazhdimisht demton rende dhe i minon ambicjet e saj per ne BE. Edhe konflikti aktual per kufijte demton ne radhe te pare ekonomine ne shtetin ame serb. Sepse hyne shume me teper mallra nga Serbia ne Kosove se sa anasjelltas.
Ne kete sfond ne parlament 31.07 ne Beogradi pati kritika edhe lidhur me linjen e qeverise. Opozitaret liberal-demokrate kerkuan shkeputjen nga politika e vjeter. Qeveria serbe vazhdon ta konsideroje Kosoven si province serbe dhe nuk e njeh shtetin e ri.
Autor S. Ozsvath / V.Filaj-Ballvora
Redaktoi Esat Ahmeti