Edhe Parisi nen makthin e alarmeve terroristefalse

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike - Evropa ne shenjesterQytetet kryesore evropiane kane shtuar masat kunder terrorizmit pas sulmit te dyfishte ne Norvegji qe prodhoi me shume se 96 viktima te pafajshme. Atentatet e kryera nga terroristi i bardhe Anders Breivik kane lene shenjen e tyre ne kujtesen e njerezve dhe France Gjermani Zvicer apo Belgjike jane shtuar forcat qe patrullojne ne qendrat kryesore ku ka levizje masive. Stacione trenash aeroporte apo qendra tregtare qe mund te jene synim i sulmeve tani jane nen vezhgim te te rrepte dhe Inteligjenca ka shtuar verifikimet ndaj njerezve si norvegjezi Breivik.
Nje vezhgim ne Paris tregon se policia tani eshte me e vemendshme ndaj kercenimeve dhe dyshimeve edhe pse fatmiresisht deri tani ato kane rezultuar pa baze dhe kane ngjallur vetem pak panik.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kulla Eiffel ne ParisDestinacioni me i pelqyer ne kryendren transalpine mbetet Kulla e Eiffel-it. Por per te shijuar pamjen mbreselenese qe ofron Parisi nga lart duhet te kalosh disa peripeci. Mes tyre edhe policia. Por le ta marrim me radhe.
Ne nje te shtune mes diellit dhe shiut pasi afrohesh ne sheshin tek kulla Eiffel shikon te pakten 1 mije njerez te ndare ne 3 radhe nga nje per secilin ashensor dhe sportel i katerti eshte ne rikonstruksion. Menjehere sapo ze radhen e kupton se duhet te presesh te pakten 2 ore qe te kesh mundesine per tu ngjitur ne kulle. Nderkohe qe minutat kalojne emigrante marokene apo tuniziane te afrohen me dhjetera here duke te ofruar per te blere pije te ndryshme. Radha e gjate e kulles Eiffel eshte mjeti i vetem per ata qe te mbijetojnehellip
hellipduke iu rikthyer radhes qe po mbanim dhe qe po i afrohej sportelit te biletave befas shtohen forcat e policise dhe nje makine me ushtare ia mbin sa hap e mbyll syte. Nje kercenim per bombe eshte dhene ne nivelin e siperm te kulles Eiffel dhe policia detyrohet te rrethoje nje siperfaqe te madhe rreth objektit mitik francez. Dhe radha e njerezve te cilet kishin mbi 2 ore qe prisnin per nje biletehellipmerr fund.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Masa te shtuara te sigurisePas verifikimeve te forcave antiterror zbulohet nje valixhe e harruar qe ka vene ne alarm te gjithe. Protokolli i sigurise te detyron per te bere nje shperthim te kontrolluar dhe pikerisht kjo ndodh. Zhurma e krijuar ne ato momente ka sjelle disi frike mes turisteve. Shume prej tyre e kane ende te fresket makthin e krijuar nga atentatet ne Norvegji pak dite me pare.
Nga njerez aty prane mesuam se nje shperthim i kontrolluar ne kulle kishte ndodhur edhe me heret gjate asaj dite dhe ata qe e kishin vuajtur ishin turistet prej oresh ne radhe. Pas 40 minutash frike dhe mosdije per ate qe ndodhi radha per nje bilete rifillon serish dhe me ne fund pasi paguan 13.80 Euro per majen e Eiffel ngjitesh ne kulle dhe kupton se vertet ia kane vlejtur oret e pritjes per te pare Parisin nga ajrihellip
Alarm edhe ne parkun e famshem bdquoDisneyland Paris
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Disneyland ne Paris Parku i lojerave Disneyland ne Paris eshte kthyer ne nje pike referimi dhe eshte perfshire ne te gjitha guidat turistike qe jepen per kryeqytetin francez. Treni te dergon direkt e ne parkun e perrallave dhe e vetmja gje qe te tremb deri tani eshte cmimi i kripur i hyrjes 69 Euro per nje person te rritur.
Por edhe ketu bie ne sy radha per te provuar dhjetera lojerat dhe shetitjet misterioze neper parqe. Adrenalina qe te ofron Indiana Jones apo Rollercoaster nen ritmet e grupit te famshem rock Aerosmith eshte vertet unike. Por duhet te presesh te pakten 1 ore ne radhe dhe nen nje temperature 30 grade per nje xhiro qe zgjat vetem 3 minuta. Dhe jo te gjithe e bejnehellip
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kalimtaret largohen nga vendi ku eshte dhene alarmi fatmiresisht i rremeEdhe ketu njesoj si ne kullen Eiffel dhe ne te njejten dite jepet alarm per bombe. Vizitoret e Disneyland evakuohen ne pak minuta nga forcat e policise pasi nje burre kercenon stafin se ka eksploziv gati per ta shperthyer. Mes panikut te krijuar dhe nderhyrjes se shpejte te forcave te sigurise zbulohet sehellipatentatori na qenkesh vetem nje klient 57 vjec i pakenaqur nga radha ku po qendronte bashke me familjen.
Ne morem masat e duhura per sigurine pasi nuk mund te tolerojme kete lloj sjelljeje dhe duhet te reagojme tha nje burim i Disneyland. E gjithe zona u evakuua dhe nje qen i stervitur per te gjetur eksploziv nuk gjeti asnje gjurme rreziku. Burri qe kercenoi per bombe pagoi nje gjobe ne gjykaten pariziene dhe do te urdherohet qe te te ndjeke nje kurs qytetarie dhe do te kryeje pune ne sherbim te komunitetit.
Por fakti qe kercenimet dhe alarmet jane rritur mbetet evidente dhe te paret qe e vuajne jane turistet dhe njerezit e thjeshtehellip
Autor Aurel Borici
Redaktoi Esat Ahmeti