Mocioni Thaci Kosova interesi kryesor

Kryeministri Hashim Thaci para votimit ne kuvend te mocionit te mosbesimit ndaj qeverise se drejtuar prej tij shprehu besimin se deputetet me ane te vendimit te tyre do te forcojne dhe konsolidojne shtetin e ri.
Ka ardhur koha qe te veme interesin e Kosoves ne rend te pare. Sot besoj se do te veproni drejt duke i dhene fund krizes institucionale para se te dilni ne zgjedhje tha kryeministri Thaci.
Ne fjalen e tij Thaci beri nje ekspoze te shkurter te punes se tij ne krye te qeverise dhe u shpreh i sigurt se do te vazhdoje te kontribuoje per te miren e Kosoves ne te ardhmen.
Te bashkuar ne mund ta bejme te ardhmen e Kosoves me te mire me te begate me te suksesshme. Ne te ardhmen do te kemi qeveri dhe parti opozitare por se bashku te punojme per forcimin dhe konsolidimin e shtetit tone tha Thaci.