Gjermani 450 kosovare te debuar ne 2010-en
Qe nga fillimi i vitit autoritetet gjermane kane debuar nga vendi i tyre 451 kosovare mes te cileve 113 persona te etnise rome.
Lajmin e ka bere te ditur nje perfaqesues i qeverise federale kur eshte pyetur nga deputetet e opozites gjate nje seance parlamentare.
Sipas zyrtarit shifra me e larte e debimeve ka qene ajo e vitit te kaluar 541 persona mes te cileve 76 rome.
I njejti burim ka saktesuar se aktualisht ne Gjermani ndodhen 1996 shqiptare nga Kosova te cilet nuk kane baza per te qendruar.
Ne prill te ketij viti Gjermania dhe Kosova nenshkruan marreveshjen e riatdhesimit e cila ka hyre ne fuqi me 1 shtator.
Autoritetet gjermane kane njoftuar me heret se nuk planifikojne nje debim masiv per ne Kosove por do te vazhdojne politiken e kthimit gradual.