E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mocioni per qeverine mblidhen 40 firma

Pothuajse te gjithe politikanet kosovare ne Parlament jane te bindur se qeveria e kryeministrit Thaci duhet te rrezohet por jo te gjithe pajtohen me menyren se si po behet kjo.

Pretendenti per kryetar te LDK-se njeheresh deputet i Parlamentit te Kosoves Bujar Bukoshi vuri firmen e 39-te mbi listen e mocionit te mosbesimit ndaj qeverise.

Ai e beri kete ne sy te medias por nuk preferoi te bente komente rreth saj. Edhe nje pjese e deputeteve te LDD-se e kane nenshkruar mocionin e mosbesimit ndaj qeverise beri te ditur nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli.

Tashme ne po ofrojme nje mundesi qe te nderpritet kjo keqqeverisje. Do te jete ne vullnet te deputeteve qe te vendosin nese te rrezojne apo te mbeshtesin qeverine ka deklaruar Makolli.

AKR-se i ka mbetur edhe nje nenshkrim ne menyre qe tekstin e mocionit ta dorezoje ne sekretariatin e Kuvendit i cili me pas do te duhej ta dergonte tek kryesia e ketij institucioni.

Nenkryetari i AKR-se si me shaka i eshte lutur deputetit te LDD-se Gani Geci qe te vere firmen mbi listen e mocionit.

Por zoti Geci e ka refuzuar nje gje te tille duke thene se nuk ka qene pjese e marreveshjes PDKndashldk dhe nuk do te jete as pjese e prishjes se saj.

Nuk ka pasur nevoje per asnje maltrajtim. Ketu nuk eshte problemi vetem i institucioneve por edhe nje qeverisje te keqe ka deklaruar Geci.

Por cili eshte qendrimi i qeverise se Kosoves rreth mocionit. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci refuzoi te jape nje pergjigje konkrete duke thene se pas terheqjes se LDK-se nga koalicioni institucionet e shtetit kerkojne zgjidhje emergjente per te dale nga koalicioni.

Une mendoj se PDK do mendoje me shume per vendin institucionet dhe qendrueshmerine institucionale sesa per interesat e kujtdo tjeter ka deklaruar Kuci.

Si per te treguar qe eshte afer fundit te mandatit kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne seancen e sotme nuk i eshte pergjigjur nje numri te pyetjeve parlamentare. Ai i cilesonte ato te nderlidhura me fushaten parazgjedhore.

Nese mocioni dorezohet sot ne sekretariatin e Kuvendit gjasat qe ai te kaloj ne kuvend te shtunen ose te henen jane shume te medha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›