E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda: Pranverë – verë 2011, lamtumirë pantallonave të ngushta, vijnë në modë…

Tiranë, 8 Prill, NOA- Vera e sivjetme kthehet në botën e modës me një ringjallje të viteve ’70: pantallona të gjëra në fund.

Ata kthehen pasi u nxorën jashtë modës prej disa vitesh, kur të gjithë filluan të veshin pantallona të ngushta si ato të balerinave. Por, në modë duket se asgjë krijohet,  as nuk shkatërrohet, por gjithçka transformohet.

Shumë yje të modës, si Victoria Beckham, Lauren Conrad kanë filluar të paraqiten në publik me veshje të tillë. Stilistët që kanë ringjallur këtë model pantallonash janë Anna Sui, Tory, Burch, Derek Lam, Jason Wu, Roberto Cavalli, të cilët i kanë thënë lamtumirë pantallonave me bel të shkurtër dhe kanë risjellë ato me bel të lartë.

Në këtë sezon, modelin në fjalë pritet ta shohim në të gjitha ngjyrat.

Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›