Modele per te ardhmen - laureatet e cmimit alternativ Nobel

Ne 6 dhjetor kete vit do te jepet Right Livelihood Award i njohur edhe si cmimi alternativ Nobel. Pastaj ne Stokholm do te priten marresit e cmimeve midis tyre edhe peshkopi i lindur ne Austri Erwin Krutler. Nese ai do te jete i pranishem ne ceremonine e marrjes se cmimeve kjo nuk eshte edhe aq e sigurte. Krutleri drejton Dioqezen me te madhe te Brazilit Xingu angazhohet atje per te drejten e popujve indigjene per vetevendosje dhe lufton kunder shkaterrimit te ambjentit te Amazonas dhe jeton nen kercenim te vazhdueshem. Para tri vjetesh ai mezi arriti ti shpetoje nje atentati per ta vrare. Klane te vogla por brutale te mafias thote Krutleri nuk njohin skrupuj kur vjen puna per shfrytezimin e pasurive te natyres
Nje peshkop i cili perzihet eshte natyrisht nje peshkop qe duhet te menjanohet. Ne kete rast flitet per eleminim. Dhe pastaj merr edhe kercenime qe nuk te lene shteg per keqkuptime Ose do ta mbyllesh gojen ose mund te perjetosh dicka. Po keto jane gjera me te cilat te duhet te jetosh.
Disa nga bashkepunetoret e tij e paguan angazhimin e tyre me vdekje se fundi mbrojtesja e ambjentit dhe motra e urdherit fetar Dorothy Stang te cilen e vrane ne vitin 2005.
Ndihem i thirrur per te mbrojtur indigjenet
Krutleri i lindur ne Vorarlberg u dorezua ne vitin 1965 prift dhe shkoi po ne te njejtin vit si misionar ne Brazil jo per tu marre me kolonializem fetar sic ka thene njehere por per tu bere njeri prej tyre prej vendasve. Jetesa fizike dhe kulturore e popujve indigjene eshte e kercenuar thote Krutleri ne emer te evangjelizmit ai ndihet i thirrur qe ta mbroje vendin e tyre te origjines dhe te siguroje ne kete menyre mbijetesen
Une nuk e kam humbur asnjehere shpresen ka edhe gjera per te cilat kemi rezistuar. E kam fjalen per zonen e indianeve Raposa Serra do Sol. Ajo ndodhet ne nje shtet verior federal te Brazilit. Per 30 vjet luftuan popujt indigjene per kete zone e cila u perket atyre.
Me sukses nje vendim gjykatesish te Gjykates se Larte te Brazilit u dha te drejte banoreve indigjene. Pronaret e plantazheve tani duhet te largohen nga kjo zoneBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nimo Besi Bassey u nderua me mimin alternativ Nobel
Per suksese te tilla enderron Nnimmo Bassey nje laureat tjeter i cmimit kete vit. Revista Time Magazine e kurorezoi nigerianin ne vitin 2009 si hero te ambjentit.
Vec kesaj kete vit dekorohet organizata Mjeket per te drejtat e njeriut Izrael sepse ajo angazhohet per te drejten per shendet te te gjithe njerezve ne Izrael dhe ne Palestine dhe nepalezi Shrikrishna Upadhyay me organizaten e tij te ndihmes per zhvillim Sapros e cila ka treguar se me mobilizimin e komuniteteve ne fshatra mund te kapercehet varferia.
Autor Albrecht Breitschuh/Auron Dodi
Redaktoi Esat Ahmeti