E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi ballkanik drejt produkteve turistike te perbashketa

Rreth 25 operatore dhe subjekte qe punojne ne fushen e turizmit ne Kosove jane instaluar ne Muzeun Historik ne qender te Tiranes. Per organizatoret e prezantimit kjo veprimtari nuk eshte vleresuar thjesht si nje kthim vizite homologeve ne Shqiperi. Motoja e prezantimit qe perben dhe temen e diskutimit kryesor eshte Zhvillimi i produktit ne nivel rajonal. Ndaj dhe ekspertet dhe sipermarresit nga te dyja vendet duken me te orientuar nga gjetja e rrugeve qe ajo qe ka ndodhur ne Prishtine me heret dhe ndodh tashme ne Tirane te transferohet dhe ne qytete te tjera te shteteve ballkanike. Synohen kontakte me intensive qe finalizojne marreveshje dy a me shumepaleshe ne industrine turistike.

Katalogje prezantuese te perbashketa

Kujtim Rrahmani drejton nje shoqate per mbeshtetjen e biznesit te vogel ne Gjakove.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kujtim Rrahmani flet per DW Ai thote se ka mjaft hapesira ne gjallerimin e turizmit malor e kulturor ne zonat kufitare. Kjo sipas tij eshte me e lehte per tu zbatuar. Ai thote per DW-ne se eshte pergatitur per here te pare nje katalog prezantues i perbashket i Gjakoves ne Kosove dhe Lugines se Valbones ne territorin e Shqiperise.

Fillimisht mund te jene projekte te vogla qe mund te realizohen ne mes te komunave a zonave kufitare per arsye se dhe programi i GTZ-se gjermane dhe USAID-i ne perspektive do ti mbeshtese keto programe. Ne te njejten kohe jane dhe fondet e BE-se te cilat mbeshtesin po programe te bashkepunimit nderkufitar

Sokol Luto si perfaqesues i sektorit hotelerik ne Kosove mendon se pozicioni gjeografik i rajonit te Ballkanit dhe permasat e territorit diktojne kooperimin mes operatoreve turistike. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sokol Luta perfaqesues i sektorit hotelerik ne Kosove Kjo dinamizon oferten ne treg gjate gjithe muajve te vitit per turizem ne bregdet malor te aventures etj. thote ai per DW-ne.

Se Kosova vetem e ka nje oferte te caktuar e cila mund te begatohet ne te ardhmen por vetem si Kosove nuk do te jete aq e suksesshme se sa me nje pakete me te gjere.

Per ta ilustruar leverdine e bashkepunimit rajonal Baki Hoti nga Grupi per Turizmin ne Kosove merr shembullin qe per here te pare gjate ketij viti ka patur raste te koordinimit te levizjeve te turisteve ne destinacionin ballkanik. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Baki Hoti Grupi per Turizmin ne KosoveJane afruar paketa mikse per ta duke e ndare kohen e udhetimit te tyre ne disa vende thote Hoti per DW.

Per arsye se kemi patur shume turiste kete vit qe kane kaluar nga Shqiperia qe kane vizituar dy ose tri dite Kosoven Maqedonine Malin e Zi dhe vazhdojne me tutje ose anasjelltas.

Bashkepunim ekonomik larg politikes

Enver Bytyci drejtor i marredhenieve me jashte dhe me publikun ne Ministrine e Turizmit ne Tirane thote per DW-ne se aktualisht nuk ka asnje pengese serioze qe mund te nxjerre probleme per zgjerimin e hartes se bashkepunimit mes vendeve te rajonit ne fushen e turizmit.

Kjo do te thote qe shkembimi turistik duhet te mbahet larg pasioneve politike larg kujtimeve historike do te thoja dhe duhet ti sherbeje zhvillimit te vendeve tona te rajonit. Nese nuk bashkepunojne vendet tona te rajonit ne kete fushe atehere dhe zhvillimi do te jete edhe me i ngadalte me i cunguar dhe me i kufizuar.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Enver Bytyci Ministria e Turizmit ne Shqiperi

Bytyci mendon se eshte koha per ngritjen e nje strukture ndershteterore ne nivel rajonal qe do te nxiste prioritetet dhe ndertonte strategji afatmesme e afatgjata ne sektorin turistik. Ai permend dhe nje faktor qe ka penguar deri me tani kooperimin rajonal qe ka lidhje me konkurencen mes vete vendeve te rajonit per te thithur sa me shume turiste ne territoret e tyre.

Kooperimi rrit kapacitetet dhe me nje menaxhim te zhderrvjellet i prezanton vizitorit larmi propozimesh per te zbuluar per tu zbavitur dhe per tu relaksuar sipas gustos dhe sipas mundesive financiare.

Autor Arben Muka/ Tirane

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›