Modelja 20 vjeçare: Prej 2009, jam e fejuara e Berlusconit

“Jetoj në Arkora dhe jam e fejuara e Silvio Berlusconit”, kjo ishte deklarata shokuese që ka dhënë modelja Katarina Knezevic për disa prej mediave më në zë të Italisë. Ajo ka treguar shumë detaje të lidhjes së saj me kryeministrin italian dhe arsyen se përse deri tani nuk kanë dal zbuluar.
“Kudo që është ai jam dhe unë, e ndjek në çdo vend. Lidhja jonë nuk është një mister edhe pse deri tani kemi evituar në maksimum paparacët”, deklaroi Katarina.
20 vjeçarja që është ish- mis i Malit të Zi, tregon se e ka njohur kryeministrin në maj të 2009.
“Isha vetëm 18 vjeç dhe Silvio sapo ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Që pas skandalit Noemi jemi bashkë dhe unë nuk e kam kërcënuar asnjëherë, janë të tjera ato që e kanë bërë”, tregon Katarina.
“E çmendur dhe e rrezikshme”
Nikol Mineti, Barbara Fagoli dhe Imane Fadil, në telefonatat e përgjuara nga prokuroria e Milanos e kanë përshkruar Katarinën si një vajzë të çmendur dhe të rrezikshme. Sipas tyre Katrina bashkë me motrën e saj më të madhe mbanë nën kontroll kryeministrin e Italisë.
“Këto vajza kanë folur vetëm nga zilia, do të donin të ishin në vendin tim por nuk mund të jenë, kjo është dhe arsyeja që nuk kanë lënë gjë pa thënë për mua dhe familjen e time. Nuk e kam kërcënuar kurrë Silvion dhe kurrë nuk do ta bëjë, sepse mbi të gjitha nuk kam nevojë”, kështu iu është përgjigjur Katarina komenteve të rivaleve të saj. /kp/