Hesht Presidentja
Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 19:19
Kanë kaluar tri ditë nga sulmi i serbëve ndaj pjesëtarëve të KFOR’it në veri të Kosovës, kurse Presidentja Atifete Jahjaga ende nuk ka reaguar.
Sikurse edhe në rastet tjera, Shefja e Shtetit po e vazhdon heshtjen për veprimet që ndodhin në Kosovë, derisa reagimet për këto ngjarje ka pasur edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, nga BE dhe qeveri të ndryshme.
Ndërkaq, Presidenca e Serbisë ka reaguar ditën kur ka ndodhur përleshja e serbëve me trupat e Aleancës Veri – Atlantike.
Megjithëkëtë, në faqen zyrtare të Presidencës lajmi i fundit është i ditës së diel, ku njoftohet për kthimin e Atifete Jahjagës në Kosovë pas “një varg takimesh dhe aktivitetesh me shumë rëndësi” që ka pasur gjatë qëndrimit në SHBA.