Konferenca Ipeshkvore, Berisha: Prania juaj, nder për çdo shqiptar

Tirana mbledh sot presidentet e konferencave Ipeshkvore Katolike të Europës, në një asamble plenare, e parashikuar të zgjasë 4 ditë. Në fjalën e tij të mbajtur në këtë konferencë kryeministri Berisha falenderoi presidentët e konferencave Ipeshkvnore Katolike të Europës, që zgjodhën Shqipërinë për këtë takim.
“Mbajtja e kësaj konference të rëndësishme në vendin tonë të vogël është një nderim i kontributit të barinjve të kishës shqiptare, të cilët u martirizuan dhe vdiqën në mbrojtje të vlerave hyjnore që besonim”, tha Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se të gjithë shqiptarët, edhe pse kanë besime të ndryshme fetare janë të gëzuar sot për mbajtjen e kësaj conference për vetë faktin se respektimi i besimit të njëri-tjetrit është rrënjosur thellë në shpirtin e çdo shqiptari.
Prania juaj këtu është ndër për shqiptarët e të gjitha besimeve. Jemi një komb i vogël por thellë në shpirtin tonë kemi të rrënjosur respektin për fenë e njëri-tjetrit. Historikisht kemi festuar së bashku festat tona, i kemi respektuar ato. Në historinë e kulturës sonë rol më të vecantë kanë pasur udhëheqësit e besimeve fetare, sidomos ata të Kishës Katolike që kanë shkruajtur edhe librat e parë në gjuhën tonë. Në këto 19 vite në rrugën e lirisë ne kemi pasur një udhëtim jo të lehtë, kemi provuar dhimbje e sakrifica por ju garantojmë se ritmet e ndryshimet të këtij vendi janë më të shpejtat që keni dëgjuar ndonjëherë”, ka theksuar Berisha.