E Martë, 3 Nëntor 2026

Modelja e njohur kthehet në fermere: Nuk kam frikë të bëhem pis, jeta ime pas “Ferma Vip” do ndryshojë

Ka lënë jetën prej modeleje, për tu bërë fermere. Rigelsa Çybi nis sot rrugëtimin në “Ferma Vip”.

“Jeta ime profesinale pas fermës do ndryshojë pozitivisht. Shpresoj t’i pëlqej. E di që nga brenda do ketë ngacmime por di se si të reagoj. Nëse dikush do më shtyjë në limitin tim të nervave, në momentin që nuk merresh vesh me dialogun është e kotë të vazhdosh. Jam e gatshme të përballem me sfidat e fshatit. Nuk kam frikë të bëhem pis. Besoj që do argëtohem shumë dhe do jetë eksperiencë shumë positive”, tha modelja.

Ndiqni “Ferma Vip” live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring, Ferma Vip1” dhe “Ferma Vip 2” si dhe në kanalin tonë të Youtube “Ferma Vip”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›