Modelja kroate që çmendi politikanët kosovarë
Modelja kroate, Kristina Lumpar në një intervistë dhënë gazetës Express të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë se politikanët kosovarë janë të pamoralshëm. Sipas saj, njëri prej tyre e ka ftuar atë në vilën e tij për të pirë verë dhe për të biseduar për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Kroacisë.
Njëri prej tyre më ka ftuar në vilën e tij për të pirë nga një gotë verë dhe të bisedojnë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë modelja kroate.
Disa prej tyre kanë qenë të ulur në rendin e parë në afërsi të pistës së modës dhe pa kurrfarë turpi u kanë dhënë fjalë modelëve si: Ke këmbët më të mira. Eja sonte në dhomën time dhe komente të ngjashme, rrëfen Kristina, e cila ka qenë e pranishme në kosovë për një sfilatë mode.
Ajo ka thënë se megjithatë, pavarësisht se nuk ka shkuar në shtëpinë asnjë politikani kosovar, ka pranuar si dhuratë dy varëse dhe një byrzylyk floriri.