Haxhinasto akuzon Trojkën Evropiane për mbështetje të Edi Ramës
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka shokuar Trojkën Evropiane, e cila mori në shqyrtim situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 8 majit. Në një takim me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, të dërguarin për krizën shqiptare Lajçak dhe zotin Dowgielewicz, Sekretari i Shtetit ne Ministrinë e Jashtme te Polonisë, ministri i Jashtëm Haxhinasto ka reaguar me nervozizëm ndaj deklaratave të tyre të ashpra për zgjedhjet në Tiranë. Një burim i besueshëm nga mbledhja në Bruksel i tha gazetës Tema se në një moment nervozizmi Haxhinasto i kishte thëne Trojkës Evropiane se me këtë deklaratë ju po dëshmoni hapur që jeni me Edi Ramen. Deklarata ka shokuar udhëqësit evropianë, të cilët i kanë kujtuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë detyrimet që Shqipëria ka për të përmbushur si vend që kërkon të aplikojë si kandidate për anëtare në Bashkimin Europian. Por, ministri i Jashtëm nuk është ndalur deri këtu. Ai ka paraqitur rezervat e qeverisë shqiptare edhe për Prokurorinë e Përgjithshme dhe sidomos kryeprokuroren Ina Rama, si dhe rezervat për disa segmente të gjykatave, që sipas tij nuk janë të pavarura, duke pasur parasysh gjykatësit që nuk i janë nënshtruar ende pushtetit.
