E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Nuk do të rritim çmimin e energjisë elektrike

Drejtori i OSSH-së, Sait Dollapi, duke folur për problemin e çmimit të energjisë elektrike të trajtuar në disa media, sqaroi sot se OSSH nuk ka aplikuar dhe nuk do të aplikojë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike 

TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nuk ka aplikuar dhe nuk do të aplikojë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike dhe rritjen e tij.
Drejtori i OSSH-së, Sait Dollapi, duke folur për problemin e çmimit të energjisë elektrike të trajtuar në disa media, sqaroi sot se "edhe në qoftë se aplikohet për rritjen e çmimit në një moment, afatet ligjore janë 6 muaj pas aplikimit për ndryshimin e çmimit (futet në fuqi ndryshimi i çmimit ose merret në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë).
Sipas tij, i vetmi subjekt që ka të drejtë të aplikojë për ndryshimin e çmimit të shitjes është OSSH, sipas modelit të tregut dhe vendimeve të ERE-s.
Ai shtoi se konsumatorët shqiptarë kanë harruar momentin e fikjes së dritave, sepse ata furnizohen 24 orë me energji elektrike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›