E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Regragui: Maroku mund të fitojë Botërorin, ëndrrat nuk kushtojnë

“Më pyetën nëse mund ta fitojmë Kupën e Botës dhe unë u përgjigja: ‘Pse jo? Mund të ëndërrojmë, ëndrra nuk kushton asgjë”. Ëalid Regragui flet për Marokun e tij në prag të ndeshjes kundër kampionëve në fuqi të Francës në Kupën e Botës në Katar.

Është hera e parë që një kombëtare afrikane kualifikohet në gjysmëfinale të një Botërori. Maroku i tejkaloi të gjitha pritshmëritë në Katar duke mundur Belgjikën në fazën e grupeve dhe më pas eliminoi fuqitë evropiane, Spanjën dhe Portugalinë në fazën me eliminim direkt për të arritur në gjysmëfinale.

“Kombet evropiane janë mësuar të fitojnë Kupën e Botës dhe ne jemi përballur me ekipe të nivelit të lartë, nuk e kemi pasur një rrugë të lehtë. Kushdo që luan kundër nesh do të ketë frikë nga ne tani”, tha francezi Regragui.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›