E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modric në verë te Manchester United?

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric mund të rikthehet shumë shpejt në Premierligë.

Ylli kroat thuhet se nuk po i pëlqen La Liga dhe se me dëshirën më të madhe do të kalone në Manchester United. Një javë pasi vetë e rrëzoj këtë skuadër nga Liga e Kampionëve, Modric thuhet se po e pret fundin e këtij sezoni për të nisur bisedimet me United. Modric së bashku me Song të Barcelonës janë quajtur dështimet e vitit në La Liga.

Sir Alex Ferguson thuhet se mund ti paguaj Realit të njëjtin çmim që Reali e ka blerë atë nga Tottenhami, vetëm e vetëm që Modric të jetë pasardhësi i Scholes, një ëndërr e kahmotshme e tij./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›