E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modric rinovon kontratën me Tottenham


Luka Modric ka zgjatur kontratën e tij me Tottenhamin edhe për gjashtë vite të tjera, e që do ta mbajë atë në White Hart Lane deri në vitin 2016.

Mesfushori kreativ kroat shfaqi besnikërinë ndaj Tottenhamit përkundër interesimit të Manchester United.

"Tottenhami ma dha mundësinë të luaja në Premier Ligë dhe unë dua të arrij suksese me Tottenhamin. Po, ka pasur oferta nga klube tjera të mëdha, por nuk më ka interesuar të kaloj diku tjetër".

"Përfundimi në vendin e katërt ka treguar se ku jemi si klub dhe unë ndjej se mund të përmirësohem dhe të arrij gjithçka që dua me Spursat", ka thënë Modric për faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›