E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan përgatit ofertë për Adebayor


Milani raportohet se është duke u përgatitur të bëjë ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.

"Mail on Sunday" ka shkruar se italianët bënë hapin e parë drejt transferimit të afrikanit gjatë javës së kaluar, kur dy klubet u takuan për të diskutuar mundësinë e transferimit të Alexandre Pato në kahe të kundërt.

Mundësia e largimit të 20-vjeçarit brazilian është refuzuar nga zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliain, i cili më pas është interesuar për Adebayor, lojtarin më të paguar në City.

Milani e di se përfaqësuesi i kombëtares së Togos do të kushtojë së paku 25 milionë pund, aq sa City i pagoi Arsenalit një vit më herët. Por klubi anglez mund ta lejojë atë të largohet si huazim, nëse arrin të transferojë edhe ndonjë sulmues tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›