E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zubin Potok, shpërthim pranë një shtëpie private


Një shpërthim është regjistruar në orët e mesnatës, në një hapësirë afër një shtëpie private të një banori serb, në lagjen "Gjuroviq", të Zubin Potokut.

Autoritetet e rendit kanë njoftuar se përveç dëmeve materiale, viktima nuk ka pasur dhe se mjeti shpërthyes ka qenë një granatë dore.

"Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal ndërsa cak i këtij sulmi besohet të ishte pjesëtar i policisë së Kosovës në Zubin Potok", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›