Mohamed ElBaradei, kryeministri i ri i Egjiptit?

Mohamed ElBaradei, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Egjiptit. Lajmi konfirmohet nga agjencia ‘Mena’ dhe burimet presidenciale egjiptiane. Mohamed ElBaradei udhëheq partinë liberale të majtë, ndërkohë që ka mbajtur dhe postin e kreut të mbikëqyrjes të planit bërthamor të OKB.
Zgjedhja e tij në këtë post vjen tri ditë pas rrëzimit të Mohamed Morsit nëpërmjet grushtit të shtetit. Më herët raportohej se ElBaradei nuk kishte pranuar kërkesën e ushtarakëve egjiptianë që ai të vëhët në krye të Qeverisë së Egjiptit, mirëpo në ndërkohë mediat botërore raportojnë se ish- drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike sot është takuar me kryetarin e përkohshëm të Egjiptit, dhe pas kësaj bisede El Baradei vlerësohet kandidati kryesor për kryeministër të Egjiptit./Indeksonline/