E Diel, 1 Nëntor 2026

'Boeing 777' rrëzohet në aeroportin e San Franciskos, shpëtojnë udhëtarët

Një avion 'Boeing 777' është përplasur gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar të San Francisco-s në SHBA. Mediat amerikane bëjnë me dije se gjatë përplasjes avioni që vinte nga Seuli shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi.

Ndërkohë raportohet se të gjithë udhëtarët që gjendeshin në avion kanë shpëtuar.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, nuk dihet shkaku i përplasjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›