Mohimi i te qenit opozite Nga Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit
Shqiperia, vendi nga une vij, ne 20 vitet e fundit ka bere transformime te jashtezakonshme. Ajo eshte anetare e NATO-s; ajo ka bere kerkese per statusin e vendit kandidat ne BE dhe pak dite me pare ne kemi dorezuar pergjigjet e pyetesorit te sjella nga Komisioni Europian. Me 27 Maj, komisionerja Malmstrom mori vendimin per t'i propozuar Keshillit dhe PE-se heqjen e vizave per shqiptaret. Dhe kjo u ratifikua me 2 qershor ne Ministerialin e Sarajeves. Per te gjitha keto eshte bere pune e madhe. Parlamenti, komisionet parlamentare kane punuar e votuar nje numer te madh ligjesh te reformave te thella. Axhenda e Parlamentit eshte axhenda e integrimit europian. Kjo do te thote reforma ne cdo fushe; kjo kerkon guxim por edhe vendosmeri, sepse reformat nuk jane gare pa pengesa. Ne keto sfida Parlamenti eshte kthyer ne institucion lider. Me 28 qershor 2009 ne Shqiperi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Per keto zgjedhje, Kuvendi u angazhua per te dhene kontributin e vet per nje proces te lire dhe te ndershem. Kuvendi pranoi cdo propozim te opozites per sistemin elektoral dhe beri gjithcka per t'i dhene siguri te plote opozites. Kodi elektoral u votua ne Kuvend si nje ligj plotesisht konsensual, me te drejten e vetos per cdo komisioner, cdo observues. Keto zgjedhje rezultuan unike ne historine e vendit tim. Ato u mbajten me nje teknologji totalisht te re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti.
Vec kesaj, cdo vote fotografohej, filmohej dhe transmetohej online duke bere nje transparence unike ne procesin e numerimit te votave. Ky proces u vezhgua nga 518 vezhgues te huaj. Raporti i OSCE/ODIHR vleresoi keto zgjedhje si zgjedhje qe plotesuan shumicen e standardeve te ODIHR-it, dhe ku nuk pati asnje prove per manipulim. Kjo beri qe vetem pas pak muajsh Keshilli Europian pranoi kerkesen tone per statusin e vendit kandidat dhe iu drejtua Komisionit per opinion. Por, opozita megjithese tha se pranonte rezultatin, bojkotoi Parlamentin. Une dua te falenderoj Komitetin presidencial te PACE-s te kryesuar nga Presidenti Cavusoglu per angazhimin e tyre ne kapercimin e ketij absurdi. Dua te perseris edhe ketu mbeshtetjen ndaj dokumentit te PACE-s per Shqiperine. Shqiperia, ashtu si vendet e tjera te Ballkanit Perendimor aspiron te behet anetare e BE-se sa me shpejt. Kjo aspirate e shpirtit dhe kjo axhende e mendjes kane bere qe Shqiperia te transformohet ne menyre dinamike ne nje kohe shume te shkurter. Edhe ne kohen e krizes se madhe globale financiare, Shqiperia vazhdon te kete rritje ekonomike pozitive me 3.5 per qind, rritje te eksporteve, rritje te investimeve, rritje te rrogave, inflacion 2%, borxh dhe deficit nen kontroll. Ne vendin tim ka nje vullnet te hekurt per te vazhduar me agjenden e reformave. Ne Parlament, 2 vite me pare, kemi arritur marreveshje te medha per ndryshime kushtetuese apo per reforma elektorale midis partise ne pushtet dhe opozites. Por, ka raste kur persona politike bejne lufte te paprincipte, apo perpjekje per t'iu kundervene ligjit, kushtetutshmerise per interesa egoiste personale. Pas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, akti i partise qe votuesit e kane cuar ne opozite eshte te pranoje dhe te nderoje verdiktin e popullit dhe jo te bojkotoje. Roli i opozites eshte i shenjte. Ky rol duhet te jete objektiv, konstruktiv dhe per ceshtje kombetare bashkues. Detyra e opozites nuk eshte te propozoje asgje dhe te kundershtoje cdo gje. E aq me pak te perdore mekanizma penguese, bllokues. Ajo duhet te guxoje, te sfidoje interesa te ngushta partiake, e jo te kthehet ne funksion te interesave individuale te nje personi. Sjellja dhe roli i opozites perben nje element thelbesor per matjen e cilesise se demokracise. Nese ajo merr rolin e prishesit, ajo demton drejtperdrejt vendin ne zhvillim. Kur partite e opozites, perdorin mjete ekstra parlamentare, forma te ashpra e te gjata bojkoti, apo mjete te tjera qe nuk i takojne nje force politike, kjo forme e te berit opozite eshte mohimi i dialogut, i konsensusit, dhe mohim i vete qenies opozite parlamentare. Kryetaret e Parlamenteve kane nje mision e pergjegjesi shume te rendesishme. Padyshim nuk eshte rol i lehte. Koleget, Kryetare Parlamentesh te pranishem ne kete salle e dine me mire se kushdo tjeter me sa sfida duhet te perballemi.
Detyra jone eshte te respektojme opoziten, hapesirat, rolin dhe cdo kerkese te ligjshme te saj. Por, ne te njejten kohe te jemi garant te respektimint te ligjit, te Kushtetutes e shtetit ligjor. Mbi ligjin, e shtetin e se drejtes nuk qendron askush, as opozita. Kur nje force politike zgjidhet permes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet te perfaqesoje kritiken konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Perndryshe deputetet opozitare mund te perfundojne duke harxhuar kohe me pasoja efektesh negative, edhe per veten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papergjegjshmeri. Ndodh qe te perballesh edhe me kete te fundit, ashtu sic mund te ndodhe te perballesh edhe me irracionalen, absurdin apo cudi te tjera. Eshte vetem ne demokraci qe partite te mesojne rolet e tyre. Ne demokraci opozita duhet te jete nje kujtese konstante per me te miren. Une, ne jeten time politike kam qene 8 vjet ne opozite. Ndoshta ne ato vite ne krijuam shkollen e opozitarizmit ne Shqiperi. Opozita eshte pushtet moral. Qytetaret qe e kane votuar ate, mbeshteten tek roli i saj per te realizuar pritshmerite e tyre. Roli i opozites duhet te jete luajal ndaj interesave te vendit dhe qytetareve.
* Fjala e mbajtur dje ne Konferencen e Kryetareve te Parlamenteve te KiE ne Qipro