E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te liqte e ligjit Nga Albin Kurti

Imuniteti i disave ndaj ligjit, te qenit e disave mbi ligjin, eshte variant i paligjshmerise. Ligji ose vlen per te gjithe, ose s'eshte pernjemend ligj. Ligji ne Kosove na ndan sepse nuk jemi bashke perfundi tij. Njerezit ne Kosove nuk jane te barabarte para ligjit. Prandaj, ligji nuk eshte reference perbashkuese e shoqerise por thike qe e ndan shoqerine ne ata qe jane te pambrojtur dhe ne ata qe jane te paprekshem. Te pambrojtur jane qytetaret nderkaq te paprekshem jane nderkombetaret, kreret e partive dhe institucioneve me klanet e tyre, strukturat paralele te Serbise dhe kriminelet serbe te luftes. Te gjithe zyrtaret e EULEX-it dhe familjet e tyre i mban mbi ligjin imuniteti ndaj cfaredo ndjekjesh penale ne Kosove, te cilin Brukseli ua ka normuar e vulosur. Te gjithe zyrtaret e duetit Thaci-Sejdiu dhe familjet e tyre i mban mbi ligjin imuniteti i tyre qe ua mundeson paradigma e stabilitetit e regjimit nderkombetar ne Kosove. Te paret jane objektivisht mbi ligjin, kurse te dytet jane subjektivisht mbi ligjin. Qe te dy keto imunitete jane politike. Prandaj edhe ndryshimi i kesaj situate eshte doemos politik. Ai nuk mund te vije (vetem) permes ligjit mbi te cilin keta ndodhen. As Catherine Ashton dhe as paraardhesi i saj, Javier Solana, asnjehere nuk e kane sqaruar zyrtarisht pse pjesetaret e EULEX-it ne Kosove duhet te kene imunitet nga ligji. Arsyeja e cila dihet publikisht eshte se shtetet kontribuese ne EULEX nuk do te pranonin te dergonin nenshtetas te tyre me mision ne Kosove pa pasur ata imunitet te garantuar. Qe nga fillimi e kane ditur se pjesetaret e EULEX-it ne Kosove do te bejne gjera qe s'i bejne dot ne vendet prej nga vijne. Jane vete shtetet kontribuese ne EULEX dhe jo ne vendasit qe per emisaret e tyre ne Kosove e diktojne imazhin e turistit perendimor ne nje vend ekzotik te botes se trete. Ne anen tjeter, kreret e partive dhe institucioneve, miqte dhe miqte e miqve te tyre, jane njerezit me te pasur ne vend. Pasuria e Kosoves eshte ne duar te tyre ose ajo eshte shitur pikerisht prej ketyre. Pasuria e qytetareve eshte bere pasuri e pushtetareve, porse pasuria e pushtetareve nuk eshte edhe pasuri e qytetareve.
Duke qene te degjueshem ndaj regjimit nderkombetar keta pushtetare jane perkedhelur prej tij per me shume se nje dekade. Stabiliteti i brendshem dhe i jashtem i Kosoves jane mirembajtur ne kurriz te popullit te Kosoves, ne llogari te vullnetit dhe mireqenies se tij. Nuk mund te kete ligj stabil kur stabiliteti eshte ligji. Stabiliteti i brendshem ka te beje me stabilitetin ndermjet klaneve dhe fraksioneve politike vendore si dhe me stabilitetin ndermjet te gjitha ketyre bashke kundrejt shumices se neperkembur te qytetareve. Nderkaq, stabiliteti i jashtem konsiston te raportet ndermjet fuqive te medha per ceshtjen e Kosoves por sidomos te koncesionet ndaj fqinjeve te Kosoves: tolerimi i strukturave te Serbise, tolerimi i pretendimeve territoriale ne zonat kufitare si dhe i shtypjes se shqiptareve vendas nga Serbia, Maqedonia e Mali i Zi. E thene ndryshe: mungesa brutale e cfaredo reciprociteti me ta.
Kjo pakice politikanesh vendas ne Kosove dominon per shkak te parave te shumta qe i ka e jo ndonje superioriteti te ideve te tyre. Ajo eshte ngjitur ne ballkonin e nderkombetareve dhe i qeshet popullit prej lart. Diku ne hapesiren perfundi kepuceve te lustruara te zoterinjve te ballkonit dhe mbi supet e kerrusura te qytetareve ndodhet ligji. Nuk eshte cudi pse nuk plotesohen as nevojat e shumices per hir te luksit te disave. Ne Kosove nuk sundon ligji por ligji sundohet. Prandaj kaq shume permendet 'sundimi i ligjit'. Sepse, vetem kaq eshte e mundur: te permendet. Ose, ndoshta duhet konsideruar faktin qe shprehja 'sundimi i ligjit' megjithate eshte e sakte. Ajo djallezisht lejon ta kete edhe kuptimin e sundimit mbi ligjin. Interesat e kujt i mbron ligji? Vullnetin e kujt ligji e shnderron ne nje te drejte? Keto pyetje duhet te behen ne Kosove dhe te gjejne pergjigje para se te na e japin pergjigjen 'sundimi i ligjit' pa i pyetur fare njehere. Ligji e formalizon nje situate me shkalle te caktuar lirie dhe behet mjet i riprodhimit te saj. Atehere, cfare lirie kane qytetaret ne Kosove? Liri per tregti dhe per te bredhur. Jo cfaredo lirie per tregti: liri per te konsumuar dhe jo per te prodhuar e shitur. Dhe, jo cfaredo lirie per te bredhur: liri per te bredhur perbrenda Kosoves se rrudhur e jo edhe jashte saj. Ta zeme se beme koncesione per te 'pavdekshmit' - ndonese nuk u pyetem per kete - dhe sipas ligjit se paku popullsia e gjere eshte e barabarte para ligjit. Mirepo, serish, cili eshte kuptimi i barazise para ligjit kur e dime qe ne cdo moment dhe ne cdo aspekt te jetes politike, shoqerore dhe ekonomike jemi gjithnje e me te pabarabarte? Kjo barazi eshte barazi formale qe mund te sherbeje vecse per ta maskuar pabarazine. Ne Kosove nuk ka drejtesi, prandaj rezistenca ndaj padrejtesise eshte veprim i drejte. Madje, ne nje vend ku s'ka drejtesi dhe ka diktature si puna e Kosoves, atehere rezistenca eshte jo vetem nje e drejte politike por edhe nje obligim qytetar. Shume cmim te larte po paguan Kosova qe po e duron kete elite politike e cila per te mbetur ne pushtet shet cdo gje shoqerore dhe publike, kombetare dhe kulturore. Regjimi nderkombetar nuk mund t'i duroje me pak se ne keta politikane. Perkundrazi. Protektorati nderkombetar ne Kosove e ka deshmuar qe e mbron transaksionin ku qytetareve te Kosoves u merren te gjitha, ndersa lidereve partiake e institucionale u lejohen te gjitha.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›