E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD jo kompromis per AMA-n

E merkure 31 Tetor 2012 1708 KOMISIONI I MEDIASMazhoranca terhiqet nga kompromisi i dhene gjate hartimit te projektligjit per mediat audiovizive gjate shqyrtimit te nismes ne Komisionin parlamentar te medias. Ne emer te shumices Mark Marku u shpreh se anetari i 7 i AMA-s nuk mund te zgjidhet sipas formules per te cilen eshte rene dakord paraprakisht por perjashtoi shortin ne procesin e zgjedhjes nese nuk arrihet konsensusi. Kryetarja e Komisionit te medias Valentina Leskaj u shpreh se drafti eshte hartuar me ekspertizen e 4 institucioneve te rendesishme evropiane. Sipas saj formula e kompozimit te KQZ aktuale qe propozon mazhoranca nuk garanton pavaresine e institucionit qe do te mbikeqyre mediat. Duke ftuar mazhorancen te depozitoje me shkrim propozimin per formulen e zgjedhjes se AMA-s socialistja Leskaj propozoi qe ne mungese te konsensusit anetari i 7 te votohet ne parlament me shumice te cilesuar. Neni tjeter i debatueshem mes paleve qe u rikthye per diskutim tek relatoret eshte kuorumi ne mbledhjet e AMA-s. Opozita mbeshtet variantin e shkruar ne projektligj qe mbledhjet te zhvillohen vetem ne pranine minimalisht te 5 anetareve cka shmang vendimmarrjen e njeanshme ne kete organ. Por te djathtet kerkojne amendimin e nenit duke kembengulur tek vlefshmeria e mbledhjes me 4 anetare.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›