E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu Nuk ka garanci per zgjedhjet ska ndryshuar asgje

TIRANE- Ish-presidenti i vendit Alfred Moisu tha sot se mungojne garancite per zhvillimin normal te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Sipas Moisiut asgje nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e mbajtura ne vitin 2009. Ish presidenti duke folur sot ne takimin e organizuar nga Forumi Civil e konsideroi situaten si alarmante.

Nga forcat politike nuk po shohim seriozitetin e duhur. Degjojme shume thenie por nuk po shohim asgje te re. Nuk e kuptoje optimizmin e disa politikaneve qe cdo gje do te shkoje mire. Asnje nga kushtet e zgjedhjeve te kaluara nuk ka ndryshuar. Atehere lind pyetja ku eshte garancia- theksoi ish presidenti Moisiu.

Moisiu kritikoi fushaten elektorale e cila sipas tij nuk ka permbajtje ndersa shtoi se palet jane te gatshme te bejne gjithcka per te mbajtur apo per te marre pushtetin.

Ish presidenti ne fjalen e tij vleresoi perpjekjet e nderkombetareve per te cuar palet drejt dialogut.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›