Olldashi Ne fillim te majit perfundon nje segment i rruges Levan-Tepelene
Ne muajin maj hapen per qarkullimin e automjeteve 7 km e pare te rruges Levan-Tepelene per te vazhduar ne qershor edhe me 6 km te tjere. Avancimi i shpejte i punimeve ne kete superstrade do te beje te mundur perfundimin e punimeve ne segmentin Dames -Tepelene. Gjate inpesktimit te punimeve ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi u shpreh puna vazhdon me ritme te pershpejtuara.
Jemi ne nje faze te avancimi te shpejte te punimeve. Kilometrat e para te rruges do te hapen ne ditet e para te majit dhe ne fund te qershorit do te kemi edhe 6 km te tjere per te vajtur ne tetor me pothuajse gjithe rrugen e hapur me perjashtim te pjeses se hidrocentralit te Kalivacit u shpreh Olldashi.
Pervec perfitimeve direkte ne shkembimin tranzit te mallrave drejt qendrave te banuara ne Jug e me tej drejt Greqise dhe anasjelltas rruga e re do te sjelle nje lidhje me te mire me zonen dhe pjesen tjeter te vendit.