Moisiu: Shqipërisë i duhet një njeri që qetëson, jo që acaron
TIRANE- Ish-Presidenti Alfred Moisiu deklaroi dje, se “Shqipërisë i duhet një njeri që i qetëson gjërat e jo që i acaron ato”. Në një leksion të hapur në një nga universitetet private, në Tiranë, ish-Presidenti foli kështu për presidentin e ri që i duhet vendit.
Ai ka këmbëngulur në idenë e hedhur prej kohësh, që presidenti të zgjidhet nga populli. Sipas tij, “demokracia jonë është e brishtë dhe për këtë arsye presidenti duhet të jetë i lirë nga politika, mbi forcat politike. Ai duhet të jetë njeri me integritet, të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet. Platforma e tij duhet të jetë Kushtetuta. Roli i presidentit në një demokraci parlamentare është shumë i madh. Ai është kryetari i shtetit, i cili mbetet edhe pas ndërrimit të pushtetit”,- u shpreh, ndër të tjera, Moisiu. Në bashkëbisedim me studentë, Moisiu është shprehur se ka marrë propozime për t’u anëtarësuar në partitë politike, por ai është shprehur se partia e tij është Shqipëria. i tillë duhet të jetë edhe qëndrimi i presidentit të shtetit; ai duhet të vërë interesat e kombit mbi gjithçka. Së fundi, z. Moisiu tha se ne vetë duhet ta nxjerrim vendin nga kriza e jo të presim të na e nxjerrin të tjerët.
Ish-Presidenti Moisiu përmendi edhe ndryshimin e Kushtetutës brenda natës, ngjarje të cilën ai e konsideroi si kriminale ndaj shtetit. Kjo nuk ndodh askund, as në Kosovë, ku komisioni për amendimin e kushtetutës ka një vit që po punon, gjë për të cilën edhe forumi i themeluar nga Alfred Moisiu ka dhënë kontributin e tij. Për sa i përket gjyqësorit, Moisiu me shaka përmendi shprehjen popullore: “Ka ligj, por ka edhe Maliq”. Në sistemin gjyqësor ka korrupsion dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, tha ai.
(ma.ar/Gazeta Shqi[ptare/BalkanWeb)