Moisiu: Shtëpia e verdhë, nuk ka asgjë që mund të lërë dyshime

Pak ditë para çeljes së sesionit të ri të Asamlesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe votimit të Dick Marty, politikanë, akademikë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën në Prishtinë për të unifikuar qëndrimin ndaj këtij raporti. Mes tyre ishte i pranishëm dhe ish presidenti shqiptar Alfred Moisiu, ku deklaroi se ka qënë personalisht në shtepinë e permendur në këtë raport dhe se atje nuk ka asgjë që mund të lërë dyshime.
“Në këto kushte sipas ish presidentti shqiptar Moisiu, është shumë e vështirë që në këtë shtëpi të bëhen gjërat që thotë raporti”.
Ndërsa Rexhep Qosja, i pranishëm gjithashtu në këtë tryezë është shprehur se Marty është një zëdhënës i Serbisë dhe qeverisë serbe në Këshillin e Evropës.