Topi: Sfida jonë, statusi i vendit kandidat

Presidenti i Republikёs Bamir Topi i bёri sёrisht thirrje palёve politike nё vend pёr dialog politik pasi interesat e vendit duhet të jenë mё tё rёndёsishme se sa ato partiake. Kёtё deklaratё presidenti Topi e bёri pёrgjatё pritjes tradicionale tё vitit tё ri me trupin diplomatik tё akredituar nё Shqipёri. Topi vuri theksin tek dialogu pasi ai do tё sillte njё klimё tё qetё parazgjedhore dhe njё administrim tё paanshёm tё zgjedhjeve tё 8 majit.
Ndёrsa pёr sa i pёrket sfidave kryesore qё do tё ketё politika e jashtme e Shqipёrisё, presidenti theksoi se marrja e statusit kandidat pёr nё BE dhe lobimi i mёtejshёm pёr njohjen e mёtejshme tё shtetit kosovar do tё jenё prioritete.
Topi gjithashtu i bёri njё rezume vitit 2010-tё , ku ai e cilёsoi liberalizimin e vizave si shumё tё rёndёsishёm pёr popullin dhe institucionet shqiptare. Topi uroi qё edhe qytetarё kosovarё tё marrin liberalizimin e vizave.