Moisiu Vonesat tallje me dinjitetin e shqiptareve

Ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu kritikon klasen politike duke e cilesuar ate si te papergjegjshme per fatet e vendit. Duke vleresuar vullnetin e qytetareve per sjelljen e tyre gjate procesit zgjedhor Moisiu kritikon menyren e administrimit te votes. Sipas tij vazhdon qe te mbetet ende nje problem procesi paszgjedhor dhe vecanerisht numerimi. Ish-presidenti i ben thirrje te gjithe komisionereve dhe kandidateve te subjekteve politike qe konkurrojne perzgjedhjet vendore qe te qendrojne korrekt ne zbatim te ligjit dhe te shmangin cdo nderhyrje ne proces pasi kjo do te rrezikoje rezultatin real.
Lidhur me rezultatet e deritanishme ku partite kane humbur disa bastione te tyre ish-kreu i shtetit e vlereson si pjekuri te zgjedhesve shqiptare. Pergjegjesia e politikaneve eshte qe te heqin dore nga gjera boshe edhe ta vleresojne voten e popullit jo te genjejne- thote ish-presidenti.
Zoti Moisiu jemi dy dite pas mbylljes se procesit te votimit ne Shqiperi. Si do ti vleresonit keto zgjedhje
Nga ana e votuesit shqiptar gjithmone ka qene i rregullt por forcat politike nuk treguan besimin e duhur ndersa administrimi i votes qe ka qene problemi jone mbetet ende nje problem.
Si ju duket kjo vonese shpalljen e rezultatit perfundimtar
Kjo vonese eshte tamam si puna e asaj qe e mbush me qumesht edhe i fut shqelmin per ta derdhur. Keshtu eshte edhe ne kete rast.
Mendoni se nese ecet me keto ritme do te ndikoje per keq ne raportet e nderkombetareve apo ne proceset integruese te vendit
Une nuk e di se cfare mendojne ata ata jane duke vezhguar. Une po flas si qytetar dhe them sigurisht qe ndikon keq. shte per te ardhur keq per gjithe keto akrobaci qe behen. Une nuk e kuptoj se pse behen cili eshte qellimi. Por them se keto jane shume nervozuese sepse po tallen me dinjitetin e shqiptareve. Shqiptaret treguan se jane vertet qytetare europiane ndersa politikanet tane vazhdojne edhe mbeten ende politikane te nje kohe te kaluar. Deshiroj te them se pergjegjesia e politikaneve eshte qe te heqin dore nga gjera boshe edhe ta vleresojne voten e popullit dhe jo te genjejne me voten reale nese duan vertet qe te integrohen.
Si i shikoni keto permbysje pasi kemi bastione te se djathtes si Kavaja qe i ka marre e majta dhe e anasjella
Kjo tregon qe votuesi shqiptar eshte pjekur edhe flet hapur.
Konkurrimi per postin e kreut te bashkise se Tiranes mbetet edhe me e forta. Cili eshte komenti juaj per rezultatin e ngushte midis dy kandidateve Edi Rama per Partine Socialiste dhe Lulzim Basha per ate Demokratike
Kjo ka shume faktore. Smund te them tani sepse eshte ende heret per te arritur nje perfundim.