E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 23-vjecari vodhi lokalin e basteve

Nje 23-vjecar i dyshuar per vjedhje ka rene ne prangat e policise se kryeqytetit.
Mariglen Uke Krasniqi 23 vjec lindur dhe banues ne Peje Kosove eshte arrestuar nga policia e Tiranes pasi ne bashkepunim me shtetasin Endrit Vladimir Brahimi 22 vjec banues ne Fier dyshohet se dje rreth ores 03.00 ne rrugen Reshit Petrela kane vjedhur lokalin e basteve sportive Eko-bet ne pronesi te nje shtetasi.

Policia ka nisur punen per kapjen e bashkepunetorit Brahimi dhe gjate kontrollit te automjetit tip Renault me ngjyre jeshile me targa FR 1514 C ka gjetur dhe sekuestruar nje pistolete TT. Materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres pebale te vjedhjes dhe armembajtjes pa leje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›