”Mokra n’fest”, edicioni IV/ Festa zhvillohet për të 2-in vit rradhazi tek ‘Ura e Golikut’

“Mokra n’Fest”, një festë ku ndërthuren bashkë historia, tradita, zakonet, sportet, mikëpritja. Ky edicion ka ardhur me një risi, me zhvillimin e festës për 2 ditë me radhë, duke ndërthurur një sërë ditë aktivitetesh dhe muzikën.
“Mokra by night” e mbajtur në 18 gusht erdhi me një sërë veprimtarish si guidat turistike në varret Ilire, Urën e Gurit, camping në natyrë, karaoke, muzikë live, vëzhgim të yjeve me teleskop.
Kulinari, ekspozitë dokumentare me fakte historike dhe trashëgimia e pasqyruar me kostumet popullore, janë këto disa nga aktivitetet që janë ofruar te Ura e Golikut, monument natyre i kategorisë së parë, duke synuar edhe promovimin e këtyre aseteve të trashëgimisë.
Pjesë e festës ishte dhe një panair prodhimesh dhe gatimesh tradicionale té zonës
Festës nuk kishte si t’i mungonte performanca nga ansamblet popullore, nën ritmet e së cilës, banorët janë bërë bashkë për të kërcyer e më pas kanë shijuar dhe një koncert me emra të njohur të muzikës moderne dhe popullore.
Gazetar: Marjo Merhori
/rtsh/