Egjipt: Qindra të plagosur në përleshjet me policinë

Qeveria e Egjiptit thotë se nga përleshjet në Kajro janë plagosur 600 persona.
Forcat e sigurisë kanë vijuar të përdorin gaz lotsjellës dhe shkopinj,në përpjekjet e tyre për ndaljen e qindra protestuesve të rinj, që kërkonin që proceset gjyqësore të ish zyrtarëve të jenë më të shpejta.
Protestat dhe përleshjet filluan diten e djeshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se më se 500 prej personave të lënduar, po trajtohen në spital.
Në mesin e të lënduarve janë edhe 40 pjesëtarë të forcave të sigurisë.