Moldavia anulon zgjedhjet, nuk ka kandidat për president!

"Është e qartë se rrethi i parë i zgjedhjes së presidentit nuk do të zhvillohet, siç është parashikuar për të premten”, njoftoi kryeministri Vlad Filat.
Afati për depozitimin e kandidaturave mbaroi në mesnatën e së hënës.
Që prej prillit 2009, asnjë forcë politike nuk ka shumicën prej 61 deputetësh nga 101 gjithsej për të zgjedhur kryetarin e shtetit, ndërsa koalicioni prej tri formacionesh aktualisht në pushtet ka vetëm 59 vende dhe Partia komuniste 42 vende.
Por largimi i fundit i tre deputetëve komunistë ka çuar në negociata për nxjerrjen e vendit nga kriza. Këta të fundit refuzojnë të votojnë për kandidatin e koalicionit të shumicës, kryetarin aktual të parlamentit, Marian Lupu.
Këta tre të larguar këmbëngulin për kandidaturën e njërit prej tyre, ish-kryeministres së vendit, Zinaida Greceanii, ose të ndonjë "kandidati të pavarur".
"Për sa kohë nuk kemi garancinë e 61 votave, nuk ka kuptim të depozitojmë kandidaturën", nënvizoi Marian Lupu.
Parlamenti është shpërndarë dy herë që prej 2009, për shkak se nuk ka arritur të zgjedhë një kryetar shteti. Nëse dështon edhe dy herë të tjera radhazi , do të ketë shpërndarje tjetër.