E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moldavia, premiera e Ari Han ne stolin kuqezi

Jeton Selimi
Ari Han do ta beje debutimin e tij ne stolin kuqezi ndaj Moldavise, ne Kishiniev! Kjo te pakten sipas asaj qe thote FSHF, e cila prej disa ditesh ka nisur kontaktet me homologen moldave, per organizimin e nje takimi miqesor per daten 26 mars, date e lire nga FIFA. Kundershtari i pare serioz per Shqiperine do te jete Moldavia, ndaj te ciles kuqezinjte kane luajtur dy here ne eliminatoret e KE 1996, duke i fituar te dyja takimet, 3-0 ne Tirane dhe 3-2 ne Kishiniev.
Pas emrit te Arabise Saudite dhe Azerbajxhanit, duket se me ne fund federata ka arritur te saldoje nje takim miqesor per daten 26 mars. Kundershtari i kuqezinjve do te jete Moldavia, nje njohje e vjeter per Kombetaren tone, por qe, ndryshe nga 12 vjet me pare, eshte ngritur mjaft ne arenen nderkombetare, madje duke bere perfaqesime dinjitoze edhe ndaj emrave te medhenj. Si per te vertetuar kete, mjafton te themi qe Moldavia eshte ne vendin e 53-te ne ranglisten e FIFA-s, plot 27 vende perpara Shqiperise. Sipas federates sone, te gjitha detajet jane percaktuar. Ndeshja do te luhet ne Moldavi, por kane mbetur nje sere hollesish te tjera per te percaktuar, ndonese nga ana e FSHF-se gjithcka konsiderohet e perfunduar.
Tifozet kuqezinj i mbajne mend mire ato 6 pike qe ka arritur te grumbulloje perfaqesuesja jone ndaj Moldavise ne eliminatoret e Kampionatit Evropian, Angli 1996. Ne takimin e Tiranes, luajtur me 29 mars te vitit 1995, kuqezinjte e drejtuar nga Neptun Bajko, kane shenuar tre here porten e gardianit te atehershem moldav, Vasile Koselev. Nje dopiete e Sokol Kushtes (min 32 dhe 78

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›