E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet llamba, kirurgjia pa skaner

Djegia e nje llambe ka bere qe skaneri ne repartin e kirurgjise te Qendres Spitalore Universitare te mbyllet. Nderkohe qe pacientet, te cilet ndonese te regjistruar dhe ne radhe, perseri vazhdojne te kthehen mbrapsht. Vete pacientet tregojne se mjeket ua kane shtyre ekzaminimin me skaner, pasi ai ka pesuar nje defekt dhe aktualisht nuk punon, por nuk kane marre nje pergjigje se kur do te filloje te funksionoje. Keshtu, dera e skanerit te kirurgjise ne QSUT ka rreth dy jave qe qendron e kycur. Ne te nuk eshte bere asnje ekzaminim, ndersa lista e pacienteve qe jane regjistruar per ta marre nje sherbim te tille rritet cdo dite. Mungesa e personave, te cilet merren me riparimin e aparaturave te kushtueshme sjell gjithmone probleme ne QSUT. Nderkohe, pacientet nuk mund te perballojne cmimet e klinikave private, te cilat jane disa here me te shtrenjta se per ata qe jane te siguruar. Nje person i siguruar per kryerjen e nje skaner paguan vetem 2 mije leke, kurse ai i pasiguruari 20 mije leke. Ne klinikat private kryerja e nje ekzaminimi te tille kushton 30 mije leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›