Molla e vendit ka mbetur stok, fermerët e Korçës në protestë

Fermerët korçarë që prodhojnë mollë për tregun shqiptar, kanë dalë në protestë mëngjesin e të shtunës.
Shkak është bërë prodhimi i tyre i mbetur stok.
Fermerët thonë se molla e tyre ka mbetur pa shitur për shkak të hyrjes së mollës nga importi, kryesisht nga Serbia.
Por grumbulluesit e mëdhenj të këtij fruti thonë se një tjetër arsye është se grumbullimi i mollëve është bërë me çmim të lartë në sezon.
/ rtsh.al /