E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mollët e Korçës "pushtojnë" Ballkanin

KORÇE - "Frutat e zonës së Korçës, kryesisht mollët, kohët e fundit po `pushtojnë` vendet e Ballkanit, ndërkohë që prodhimet e kësaj zone furnizojnë 30 për qind të nevojave të tregut në Shqipëri". Kështu ka pohuar dje në ditën e dytë të edicionit të katërt të panairit tradicional të agrobiznesit në Korçë, Adrian Maho, titullar i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Rajon. "Ky rajon prodhoi sivjet mbi 70 për qind të frutave që ka nevojë vendi. Sektorit të pemëtarisë iu shtuan edhe 200 pemishte të reja, 50 ha me farore dhe industria agro-përpunuese shënoi hapa të mëtejshme me pesë fabrika të reja të përpunimit të qumështit, shtatë frigoriferë të rinj për sistemin ftohës të fruta- perimeve, një fabrikë për përpunimin e mollës në lëngje, me një kapacitet 700 kv në vit etj. Eksporti i mollëve të Korçës ka pushtuar tregjet e Ballkanit dhe synon hapësira të tjera në rajon", - shtoi Maho. Specialistët shtojnë se përveç skemave tradicionale të mbështetjes për krijimin e pemishteve, ullishtave si dhe ato të ujitjes e teknologjive të reja të prodhimit, do të përfshijnë në të ardhmen e afërt edhe industrinë agro-përpunuese, të ushqimit e mbrojtjes së konsumatorit, në zërin e transfertave në buxhetet familjare, duke plotësuar kështu zinxhirin e investime në bujqësi, përpunim dhe eksport në mënyrë të vazhdueshme. Nëse deri pak kohë më parë për arsye komplekse, mollët e njohura të Korçës mbesnin stok për mungesë tregu e fermerët pësonin dëme të konsiderueshme ekonomike, kohët e fundit prodhimet e kësaj zone po çajnë tregun ballkanikë e më gjerë. 

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›