E Diel, 1 Nëntor 2026

Molnari: Politikanët shqiptarë kanë në dorë integrimin

TIRANË- Ambasadori hungarez në Shqipëri Sandor Molnari ka ritheksuar edhe një herë gadishmërinë e vendit të tij në mbështetje të antarësimit të Shqipërisë në BE.

Ndërsa ka marrë pjesë në konferencën me temë, “Arritjet e Shqipërisë dhe sfidat e saj në Integrimin Europian”, organizuar nga këshilli shqiptar i marrëdhënieve me jashtë,
z Molnari është shprehur i bindur se Shqipëria do të mund t’ia dalë mbanë të anëtarësohet në Bashkimin Europian nëse më parë politika do dijë të tregohet në lartësinë e duhur.

“Shpresoj që me anë të kësaj deklarate,- u shpreh ambasadori hungarez,- t’ju inkurajoj
në tejkalimin e vështirësive të brendshme për arritjen e një kompromisi në të mirë të integrimit të Shqipërisë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›