Greqi, protestuesit mbledhin firma për referendum
ATHINE- Ndërsa pritet sonte në mbrëmje votëbesimi i qeverisë në parlamentin grek, lëvizja “Qytetarët e indinjuar” përgatitet të përshkallëzojë protestën në sheshin qendror të Athinës, ndërkohë që po sot është themeluar edhe lëvizja e re “300 grekët”, emër që referuar historisë greke, të sjell menjëherë ndërmend 300 spartanët dhe historinë e tyre.
Gjatë ditës lëvizja “Qytetarët e zemëruar” dhe "300 grekët" filluan mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi me qëllim parandalimin e votimit të Planit Afatmesëm në Parlament. Me këtë referendum përvec shfuqizimit të Memorandumit protestuesit kërkojnë edhe daljen e Greqisë nga FMN-ja, mohimin e borxhit si një produkt i mashtrimit, ndryshimin e Kushtetutës etj.
Sipas themeluesve të kësaj lëvizje të re, fillimisht qëllimi është për të mbledhur 500 000 firma, ndërkohë që vetëm sot janë mbledhur mbi 100 000, dhe më tej, zgjerimi i lëvizjes në të gjithë Athinën, dhe shumë pjesë të Greqisë.
Sot protestuesit kanë për qëllim që të rrethojnë Parlamentin dhe rrugët përreth, ndërsa në kryeministri do të kërkojë votëbesimin.
Njerëzit janë të bindur se qeveria e re nuk do ta zgjidhë problemin. Protestuesit këmbëngulin se cfarëdo ndryshimesh të bëhen në qeveri, me postet apo edhe me emrat e politikanëve, ata do të jenë çdo ditë në shesh. “Ne nuk do të largohemi, nëse nuk largohet qeveria, borxhi dhe Trojka” – shprehen protestuesit.
Protestuesit do të ngrejnë një “votë kundër” për qeverinë jashtë mureve të parlamentit, një gjest simbolik, si mesazh për politikanët.
Në mbrëmje priten të mbërrijnë në kryeqytetin grek edhe qytetarët e Spartës, të cilët filluan të dielën një marshim nga statuja e Leonidës drejt Athinës për të bashkuar zërat e tyre me zërin e të indinjuarve të Athinës.
Tubime proteste do të ketë sot edhe në qytetin e Selanikut dhe në sheshet e gjithë qyteteve të mëdha të Greqisë.
(m.a/balkanWeb)