Monaliza nga xhemi, puteri e kikiriku

Vizitorët e muzeut Collection Lambert, në Avignon, do të kenë rastin që deri në gjysmën e majit 2012 të kënaqen me ekspozitën “Muzeu i Imagjinatës”, të artistit dhe ambasadorit brazilian të UNESCO’s, Vik Muniz.
'Muzeu i Imagjinatës’ në kuadër të eksponateve të veta ka edhe ‘imitimet’ veprave të shumë artistëve të mëdhenj, si Van Gogh, Cézanne, Picasso, Warhol...
Por, i tërë marifeti ka të bëjë me materialet nga të cilat janë ‘imituar’ veprat e tyre. Kështu, për shembull, nga leshi, keçapi, krema nga çokollata, revistat e shqyera dhe nga bimët e thara Muniz ka krijuar replika gjeniale të veprave më të njohura të artistëve të sipërpërmendur.
Njëra prej tyre është edhe “Monaliza e Dyfishtë”, e krijuar nga xhemi, puteri dhe kikiriku, ose edhe autoportreti i van Gogh, i punuar nga degët dhe gjethet e thata, apo Krishti i gozhduar, nga faqet e grisura të gazetave...