E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurorëzohet Koalicioni

Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli kishin arritur përfundimisht ta nënshkruanin marrëveshjen për krijimin e “Qeverisë Thaçi 2”, më 19 shkurt.

Edhe pse gëzimi nuk ka zgjatur më shumë se një muaj për shkak të largimit të Pacollit nga posti i Presidentit, dy liderët të buzëqeshur në ditën e nënshkrimit, sidomos pas eliminimit të zërave në PDK që kanë kundërshtuar kandidaturën e Pacollit për President.

Në anën tjetër, për Pacollin ishte edhe një satisfaksion për shkak se vetëm përmes koalicioneve parazgjedhore kishte arritur të kalonte pragun zgjedhor, për t’u faktorizuar më pas në skenën politike.

Në anën tjetër, nënshkrimi vetëm sa kishte konfirmuar bashkëpunimin e Thaçit me Pacollin i cili i kishte bërë një opozitë të lehtë gjatë Qeverisë Thaçi 1.

Përveç Koalicionit Kosova e Re, të njëjtën ditë Thaçi kishte nënshkruar edhe me SLS’në, Grupin 6 Plus e më vonë edhe Listën Ibrahim Rugova. E, në ceremoninë e nënshkrimit, Pacolli bëri edhe një urim që nuk doli shumë i saktë.

“Na priftë e mara z. Kryeministër!”, kishte thënë Pacolli.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›