Veprat e Dali përfundojnë në borë

Nëntë skulptura të artisti të njohur spanjoll, Salvador Dali, përfunduan në borë. Ato nuk u hodhën aty, por në borë i vendosën zyrtarët e ski-qendrës franceze Megeve.
Në të vërtetë, me bashkëpunimin e galerisë Bartoux, Këshillit të Qytetit dhe të shoqatës turistike në Megeve, në këtë vend-skijim francez janë sjellë nëntë skulptura të Salavor Dali, të cilat do të ekspozohen atje nga 15 janari deri më 5 prill të vitit 2012.
Skulpturat monumentale, disa nga të cilat më të larta se shtatë metra, do të vendosen në maje të një rrëpire, buzë stazës së skijimit, por edhe në sheshin e fshatit.
Do të ekspozohen skulpturat “Alisa në Vendin e Çudirave”, “Profili i Kohës”, “Elefanti i Gjithësisë”, “Qëndrueshmëria e Kujtesës”, ‘Vizioni i Engjëllit”, “Pianoja Surrealiste”, “Shën Gjergji dhe Dragoi”, “Dali Dancer” dhe “Dance Time ll”.