Monedha kombëtare fiton pikë ndaj euros

Leku ka filluar të fitoj pikët e humbura ditët e fundit në tregun e këmbimit valuator. Sot një euro është blerë me 134 lekë dhe është shitur me 134.80 lekë. Këtë vlerë të shkëmbimit të lekut kundrejt euros Ardian Civici rektori i Universitetit Europian të Tiranës e përcakton si një pikë normale të vlerësimit.
Civici e ka lidhur faktin e shvlerësimit të lekut edhe me forcimin e euros në tregun ndërkombëtar. Një tjetër faktor sipas tij është edhe prurja e ulët e euros prej emigrantëve.
Përsa i përket faktit të zëvendësimit të lekut me euron Civici u shpreh se ky është një proces që do të ndodh gradualisht por gjithsesi leku vazhdon të jetë një monedhë e qëndrueshme.