E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet rritje e çmimit të fruta-perimeve

Shumë shpejt do të rriten ndjeshem çmimet e frutave dhe perimeve në vendin tonë. Përfundimi i sezonit të verës në të cilin prodhimet e vendit dominojnë në treg , do të sjellë një rritje të konsiderueshme të çmimeve të mallrave të konsumit, të cilat do të vijnë nga jashtë vendit . Tregtaret kanë theksuar se rritja e çmimeve ka filluar që tani tek disa produkte, por sipas tyre, çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm, që vijnë nga importi, do te vazhdojnë të pësojnë rritje nga dita në ditë. Ndërkohë që sipas tregtarëve , konsumi nga qytetaret është shumë i ulët.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që çmimet e frutave dhe perimeve pesojnë ndryshime . Në vendin tonë , çdo stinë e re hap një faqe të re në listën e çmimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›