Kredia në valutë ka rënë me rreth 2.75 miliardë lekë si rrjedhojë e rënies së kredisë në euro Bizneset kërkojnë overdrafte Sipa Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset u rrit me rreth 3.3 miliardë l
28/09/2009 Kredia në valutë ka rënë me rreth 2.75 miliardë lekë si rrjedhojë e rënies së kredisë në euro
Sipa Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset u rrit me rreth 3.3 miliardë lekë
Bizneset kanë shtuar kërkesat për marrjen e overdrafteve. Të dhënat e marra nga bankat tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është konstatuar një rritje e kërkesave të sipërmarrjes private për këtë lloj kredie, e cila ndryshon sa i përket interesave dhe jepet pa kolateral. Të dhënat e fundit raportojnë se gjatë periudhe kredia për bizneset është rritur më shpejt, konkretisht me 1.3 për qind ose rreth 3.3 miliardë lekë, kundrejt rritjes me vetëm 0.5 për qind ose rreth 750.6 milionë lekë të kredisë për individët. “Vihet re ndërkohë një rritje e dallueshme e kredisë overdraft për bizneset, që do të thotë se kërkesa për likuiditete vijon të ketë qëndrueshmëri”,- thekson raporti i Bankës Qendrore.
Kredia e re
Në muajt janar-korrik kredia e re 5-vjeçare, e cila zakonisht jepet për shtëpi ka pasur pikun e saj gjatë muajit prill në 2,026 milionë lekë, ndërkohë që gjatë muajve të tjerë kreditimi për shtëpi ka pësuar tkurrje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më kredinë në euro. Kreditë afatshkurta 6 muaj deri në 1 vit, të cilat kryesisht përdoren nga biznesi në monedhën vendase kanë pësuar rritje. Nga 1,793 milionë që ishte në muajin janar në 5,145 në korrik. Banka e Shqipërisë vlerëson se bankat e nivelit të dytë vazhdojnë të aplikojnë politika të shtrënguara kreditimi. Ky është një lloj reflektimi ndaj rritjes së raportit të kredive të këqija ndaj totalit, por edhe pasiguria e tyre për zhvillimet e aktivitetit ekonomik në të ardhmen. “Këto politika së bashku me pasigurinë për zhvillimet e ardhshme, duket të kenë ndikuar edhe në tkurrjen e kërkesës për kredi. Nevojat për likuiditet në sistemin bankar janë plotësuar nga operacionet në treg të hapur të Bankës së Shqipërisë. Kjo ka injektuar të gjithë likuiditetin e kërkuar nga bankat tregtare, duke ruajtur njëkohësisht një strukturë të përshtatshme kohore të këtij injektimi”, - theksojnë ekspertët e Bankës së Shqipërisë. Nda ana tjetër, interesat për kreditë e reja në lekë janë ulur në muajin qershor duke vijuar prirjen rënëse të vërejtur që në muajin prill. Rënie e normave të interesit regjistrohet edhe për kreditë e reja në euro gjatë muajit korrik.
Sistemi bankar
Totali i aktive të sistemit bankar përllogaritet në fund të tremujorit të dytë të vitit në nivelin e rreth 832 miliardë lekëve. Megjithëse me ritme më modeste, edhe këtë tremujor kredidhënia duket të ketë pasur rritje të mëtejshme. Konkretisht, kjo rritje përllogaritet me rreth 4.4 miliardë lekë ose 1.05 për qind, kundrejt rritjes prej 20.84 miliardë lekë ose 5.25 për qind gjatë periudhës paraardhëse, megjithëse kjo e fundit ka qenë në fakt kryesisht rrjedhojë e ndryshimeve në kursin e këmbimit. Mbi bazë vjetore nga qershor ’08 deri në qershor ’09 rritja e portofolit të kredisë përllogaritet në nivelin e 21.7 për qind apo 75.2 miliardë lekëve, duke arritur kështu në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2009 në nivelin e 422 miliardë lekëve. Kredia në valutë ka rënë me rreth 2.75 miliardë lekë ose me 0.9 për qind si rrjedhojë e rënies së kredisë në monedhën e përbashkët evropiane, euro në masën rreth 19 milionë euro, apo rreth 2.5 miliardë lekë, ndërkohë që kredia në dollarë u rrit rreth 1.4 milionë dollarë, ose rreth 130 milionë lekë. Kredia në monedhën vendase Lekë u rrit me rreth 7.1 miliardë lekë ose me 6.2 për qind.